• |
ide | kryesore

Vllaznia shkundet nga letargjia: akord me ish-trajnerin e kombëtares së Maqedonisë

Sport



Atëherë kur dukej se asgjë nuk mund të bënte ndryshimin e kursit tek Vllaznia, vjen sinjali i parë dhe shumë i rëndësishëm, në lidhje me ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Shkodranët gjejnë trajnerin e tyre të ri dhe është Mirsad Jonuz. Drejtuesit e klubit Vllaznia, si është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit, kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Jonuz do të ketë një detyrë shumë të vështirë, në kushtet në të cilat e gjen skuadrën, borxhet e prapambetura, bllokim i përgatitjeve për sezonin e ardhshëm dhe një merkato, më shumë në dalje se në hyrje. Kuqeblutë janë gjithashtu në garë me kohën për të siguruar licensimin në 31 korrik, kur do të mblidhet edhe Komisioni përkatës në FSHF.

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë, të cilën e drejtoi nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje. Karriera për Jonuz vijoi në krye të ekipit qipriot Nea Salamis, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *