• |
ide | kryesore

Zgjedhjet farsë, Balla reagon pas vendimit të Gjykatës së Durrësit: Lajthitje antiligjore…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri dy i PS-së ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vendimin e Gjykatës së Durrësit e cila nuk i dha mandatin Valbona Sakos.

Postimi i Ballës:

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon. Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.



8 Comments

  1. Keqardhje duhet te kesh, sepse eshte faji jot qe nuk i cove mesazhet apo pistoleten tek gjithe gjygjtareve. Si do ja besh me te madhin? Se hallin tat kemi. Ke fjet mbi dafina shoku. Mos na bej me nga keto gjera, se erdhi SPAKU. Ti ndoshta je vegel e mire, por ka rrezik ta mesosh dhe ta qash ne burg, historine e shperdorimit te veglave nga njeshi. Ti je tjetri, jo njeshi. Ty nuk te ka bere nena vibrator dhe nuk ka arsye te te shtype Rama si vibratoret qe i prish perdite.

  2. Ku je o arushi tao tao. Kam nje ide. Ti bejme nje kopesht zologjik rilindasve. Dhe ca tigra e luane te uritur…… luane me mire.

  3. U paraqit edhe majmun me doktorature falso plagjiature hu racen e poshter mendon se Shqioeria eshte prone personale

  4. Po ju qan zemra per kohen e xhaxhi Enverit more i paudhe, por koha kur vendimet e “drejta” e te “sakta” i parashkruante AI i pari ka vdekur nje here e mire. Ju beni mire te mos e haroni kete fakt jo vetem historik.
    Injoranca juridike nuk ju shpeton nga forca e ligjit te shtetit.
    Ju nuk keni asnje te drejte ligjore te perbaltni vendimet e gjykatave te Shtetit lart e poshte ne mediat e lira dhe aq me teper duke keqperdorur pozicionin tuaj si punonjes i larte i shtetit Shqiptar. Kjo eshte e denueshme. Perkundrazi ju duhet te jeni nder te paret qe duhet te tregoni me vepra se ne rast se mendoni qe dicka nuk eshte e drejte ne vendimin e gjykates ne fjale, atehere ndiqni rruget e parapara ne ligjet e shtetit per zgjidhjen e problemit nese ka dicka te tille per mendimin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *