• |
ide | kryesore

“A keni frikë nga Komisioni Hetimor?”, Meta: E vetmja gjë që më shqetëson është…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar nga Durrësi në një prononcim për gazetarët, se nuk i trembet Komisionit Hetimor të ngritur në vijim të nismës së Partisë Socialiste për të shqyrtuar shkeljet kushtetuese në vendimin e tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. “Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor dhe për asnjë gjykatë apo sistem drejtësie që të gjykojë vendimet e mia. I vetmi shqetësim është data 19 Tetor. Çfarë do t’iu themi shqiptarëve? Do t’ju themi na e kishte fajin Luli dhe Mona?”- u shpreh Meta.

Presidenti tha se nëse Maqedonia e Veriut, vendi tjetër kandidat krahas Shqipërisë, përparon në procesin e integrimit evropian, “do të ishte një humbje shumë e madhe për aspiratat e qytetarëve shqiptarë”, duke shtuar se vendimi i qershorit për çeljen e negociatave të anëtarësimit u shty për në tetor nga ndërkombëtarët “si një qokë”. “Nëse Maqedoannia ecën përpara nesh në Tetor, atëherë ku janë aspiratat e shqiptarëve dhe të rinjve shqiptarë. Për mua ka rëndësi 17 dhe 18 Tetori. Kemi futur miq të fortë që të kalojmë nga Qershori që rtë na japin përgjigje positive në Tetor. Nuk mund të arrijmë integrimin me qoka ndaj ndërkombëtarëve”.

Meta ripërsëriti thirrjen për dialog dhe për një marrëveshje politike, me qëllim që t’i hapet rruga vendit për shkuarjen në zgjedhje të ndershme dhe demokratike në tetor. “Ata që duan një zgjidhje janë të pritur në Presidencë. Nëse duan ta zgjidhin diku tjetër, ku është një adresë më serioze?! Unë do t’ju jap mbështetjen maksimale. Ju jap mendimet e mia të gjithëve pa imponime ndaj askujt. Në momentin që shkojmë në zgjedhje të ndershme, do ti kërkoj qeverisë për shkak të përgjegjësisë që ka, të sigurojë ndershmërinë dhe mbarëvajtjen. Jam i sigurt që nëse opozita nuk pranon të futet edhe në këto zgjedhje, jam i bindur që do të ketë subjekte dhe forca të reja e lëvizje që mund të krijohen dhe të kandidojnë”, tha Meta.

 



2 Comments

  1. Megjithese ne kete rast mendoj se e drejta eshte nga ana e Ilir Metes, nuk mund te mos mendoj se nuk shqetesohet. Ky e di shume mire se c’jane ne gjendje te bejne keta, se socialist eshte vete, ne nje sahan kane ngrene. Mire eshte te hartoje planet e luftes se nuk i dihet.

  2. Pergjegjesi direkte e salihut kryeminister dhe ti like zvkrym dhe min jashtem,pastaj vine te tjeret me rradhe,ju duhet te shkoni per skrap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *