• |
ide | kryesore

Bashkitë e opozitës çojnë në Gjykatën Kushtetuese 30 qershorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoqata e Bashkive të Shqipërisë referon në Gjykatën Kushtetuese procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, pas daljes nga gjykata tha se kërkesa e tyre ka si objekt konstatimin e antikushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në gjykatë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Ademi tha se shpreson që Edi Rama të mos pengojë dhe kjo gjykatë të ngrihet sa më shpejt dhe të mos fusë duart në emërimet që do të realizohen.

“Shpresojmë që gjykata të marrë sa më shpejt në shqyrtim këtë çështje” tha ajo.

Ademi nënvizoi se “ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Të gjithë kryetarët e bashkive apo subjektet e interesuara kemi bërë atë që ne kemi gjykuar që është e drejtë”.



2 Comments

  1. patjeter qe do ta shqyroje gjykata sapo te krijohet, nderkohe zonja molotana liro zyren e shtetit, se ka pune per te bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *