• |
ide | kryesore

Besnik Mustafaj: Shteti i së drejtës ka rënë, politika të mbledhë mëndjen

Lajme, Të fundit



I ftuar në studion e “News 24”, analisti Besnik Mustafaj u shpreh se situata politike në vend është në kaos në të gjitha aspektet. Referuar vendimeve të gjykatave për mandatet e kryebashkiakëve të dalë nga 30 qershori por edhe zhvillimeve të tjera të fundit, Mustafaj tha se shteti i së drejtës në vend është rrëzuar.

“Nuk besoj se do qartësohen gjërat deri në shtator. Shteti i së drejtës në Shqipëri është rrëzuar, është në një kaos legjislativ, politik dhe ekonomike sepse konstatohet një rënie dhe një depresion i madh ekonomik”, u shpreh ai.

“Kjo tregon se kriza po bëhet gjithnjë e më shumë komplekse e po thellohet më shumë. Ka dy mundësi, ose politika ta mbledhë mendjen e të arrijë kompromise ose thellimi i krizës pa ndërhyrje çon në shpërthime me pasoja shumë të dëmshme. Ende shpresoj që politika shqiptare do të mund të ndërgjegjësohet për rolin e vet, do heqë dorë nga kokëfortësia e do ketë zgjidhje”, deklaroi Mustafaj.

Nga ana tjetër ai tha se Presidenti po sillet me shumë seriozitet ndaj krizës. “Presidenti po përpiqet, po propozon, ka marrë disa hapa të rëndësishëm siç është shtyrja e zgjedhjeve më 13 tetor. Ka propozuar një paketë zgjedhjesh, jo vetëm zgjedhje për pushtetin vendor por edhe të përgjithshme, madje ka propozuar edhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga populli të Presidentit, që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutë”, tha ai.



1 Comment

  1. Pordhitika do jepte shenjen e pare sikur te nxirrte koken nga bytha saj dhe te shkonte te kapte intelektualet e verter ti paguaj aq sa meritojne tjanu njoh punen dhe vetem atehere do mjnd ta besh shqiperine brenda vitit. Ndryshe le te pjerdhe ti bej fresk rames. Evropa po bertet kurban si rama, kshuqe sikur ti linte pak pordhet luli e te bente sic them une sdo ishte keq ose le te vashdoje te bej filozofin duke komentuar eren e pordheve te veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *