• |
ide | kryesore

FOTO/ Një azer në New York: Ansi Agolli i lumtur për eleminimin e Partizanit

Sport



Partizani është eleminuar në mbrëmjen e djeshme nga Qarabag, 2-0 në sfidën e kthimit të raundit të parë të Champions, duke dëshpëruar tifozët e të kuqve që kanë parë mundësinë reale të kualifikimit në atë rastin e humbur të Theophilus Solomon në minutën e 74. Kanë festuar shumë tifozët e Qarabag, por ka festuar edhe një shqiptar, ose më saktë një azer në Neë York…

Ish-kapiteni i Qarabag, me të cilët ka luajtur për 9 sezone, nuk ka harruar të shkuarën e tij në klubin azerbaixhanas, por gjithashtu edhe atë tek Tirana, me një rivalitet të përjetshëm me të kuqtë. Nga New York ku luan tashmë, Agolli ka pozuar me fanellën e Qarabag, të postuar në story në Instagram, që natyrisht nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Partizanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *