• |
ide | kryesore

FOTO/ Vranë shoqen e tyre sepse ishte më e bukur se ato

Lapsi Leaks



Dy 16-vjeçare dyshohen se kanë torturuar dhe kanë vrarë shoqen e tyre sepse ishte shumë tërheqëse.

Ngjarja mizore ndodhi në Rusi, u autoritetet e gjetën trupin e 17-vjeçares Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet e kishin çarë me copa xhami, e kishin rrahur dhe e kishin mbytur.

Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa i ka dhënë vdekjen duke e mbytur.
Tani për tani po mbahen në burg vetëm dy shoqet 16-vjeçare, si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer vrasjen./TCH

17-vjeçarja Viktoria Averina u gjet me fytyrën e copëtuar nga autoritetet në një fabrikë të braktisur.
Njëra nga shoqet ka rrëfyer se e kanë joshur shoqen te vendi i ngjarjes, ku njëra pastaj e ka mbajtur, tjetra e ka goditur derisa e kanë lidhur.

Më pas i kanë thyer një shishe në kokë, dhe me copat e xhamit i kanë prerë fytyrën duke e shpërfytyruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *