• |
ide | kryesore

Inter ndryshon kurs: Lukaku kushton shumë, Marotta kthehet nga Cavani

Sport



Romelo Lukaku është sulmuesi që dëshiron Antonio Conte, por Inter nuk ka ndërmend ta kënaqë duke shpenzuar 83 milionë euro. Zikaltrit, pavarësisht zërave që vijnë nga Spanja, pretendojnë se nuk mund të shtyhen përtej 65 milionë euro, përfshirë bonus dhe kjo është oferta që i është bërë Manchester United, edhe sepse Marotta e stafi i tij nuk e vlerëson aq sa pretendojnë anglezët për sulmuesin belg.

Lukaku vazhdon të këmbëngulë për tu larguar, nuk ka luajtur në miqësoret e para në Kinë për shkak të një dhimbje në kavilje, por duke qenë se Red Devils nuk ulin cmimin, atëherë zikaltrit po shohin një variant të ri. Sipas Corriere dello Sport, Inter po nis të vlerësojë alternativat e mes tyre është edhe një që mund ta sugjestionojë teknikun zikaltër: Edinson Cavani.

Matador, 32 vjecar, ka kontratën në skadencë pas një viti me Psg, motiv për të cilin Marotta shpreson që të mund ta marrë me cmim të ulët, edhe pse edhe një tratativë e tillë parashikohet e komplikuar. Nyja është pagesa: Cavani në Paris fiton 12 milionë euro në sezon, ndërsa zikaltrit mund të shtyhen deri në 9. Ndërkohë, në Milano janë në pritje edhe të zhbllokohet tratativa me Romën për Edin Dzeko, që mund të përshpejtohet nëse Higuain pranon transferimin në kryeqytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *