• |
ide | kryesore

Irina dhe Bradley vendosin për kujdestarinë e vajzës

Paparazzi, Slider



Bradley Cooper dhe Irina Shayk do të ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike të vajzës së tyre dyvjeçare Lea De Seine.

Aktori 44-vjeçar dhe modelja 33-vjeçaret cilët u ndanë një muaj më parë, kanë rënë dakord të jetojnë në Nju Jork, në mënyrë që ata të mund të bashkëveprojnë më lehtë, sipas TMZ.

Duke na treguar se po vijojnë të jenë miq edhe pas ndarjes, ata thuhet se as nuk kanë asnjë marrëveshje të kujdestarisë me shkrim, dhe nuk ndjejnë nevojën për ta shkruar atë.

Pas ndarjes, Bradley dhe Irina vendosën të marrin një vendim të shpejtë kur është fjala për vajzën e tyre Lea – dhe kanë rënë dakord edhe për kujdestarinë e plotë të barabartë.

Burimet gjithashtu kanë thënë se përkundër ndarjes së kujdestarisë në mënyrë të barabartë, angazhimet e palëve do të luajnë një faktor të rëndësishëm në kohën që do të kalojnë me vajzën e tyre.

Ende nuk është e qartë nëse Bradley do të kalojë më shumë kohë në Los Angeles, ku ka angazhime me filmat e rinj në Hollywood.

Të dy duken se janë shumë të dedikuar ndaj vajzës Lea dhe kalojnë më shumë kohë me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *