• |
ide | kryesore

ISHP jep alarmin: Gripi i syrit është kthyer në epidemi

Lajme, Të fundit



Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron qytetarët për një virus të ri që qarkullon këtë verë në vendin tonë. Virusi i gripit të syrit është i formës agresive dhe shenjat e tij fillojnë dy javë pas prekjes.

Sipas ISHP ky virus është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duart dhe sendet e ndryshme. Ai mund të transmetohet dhe me anë të ajrit, duarve, peshqirëve apo këllëfi i jastëkut. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se mjediset më të përshtatshme për t’u përhapur ky virus janë plazhet apo pishinat.

Simptomat e këtij virusi janë sytë e fryrë, të skuqur dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit. ISHP iu bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simptoma pasi virusi mund të shkaktojë dhe komplikacione të rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *