• |
ide | kryesore

Kjo është 13-vjeçarja që ngriti në këmbë 40 mijë të pranishëm

Paparazzi, Slider



Erza Muqolli është vogëlushja nga Kosova e cila shkëlqeu në “France’s got talent” dhe i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj në muzikë.

Vetëm 13-vjeç, megjithatë ajo ka marrë pjesë në evente të rëndësishme të muzikës dhe ka mbledhur admiruesit e saj nëpër botë, ndërkohë që po bën namin në Francë.

Erza u përzgjodh për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës. Ajo ka perfurmuar në të njëjtën skenë me artistë të famshëm si i Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani etj.

Vogëlushja ka kënduar “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse dhe ka ngritur në këmbë 40 mijë të pranishmit në koncert, të cilët kanë duartrokitur fort talentin e saj.



1 Comment

  1. Nje persiatje per Erzën!

    Pasi rrihemi perdite me monstra politike dhe atdheshites, te kenaqet veshi dhe syri kur degjon zera kaq te mrekullueshem si i Erzes!
    Odiseu vertet duhet t’i kete dejguar sirenat dhe sirenat vertet duhet te kene ekzistuar.
    Te kendosh versionin Back to black te Amy ne kete menyre eshte e pabesueshme(sidomos per nje qe ka vesh).
    Asnje francezke e llastuar nuk do te dinte ta bente kete, edhe per faktin se francezet s’i kane te gjithe tingujt e anglishtes(e as shqipes).
    Zerin brilant te kesaj bukurosheje do ta kishin zili francezet dhe cdo vajze evropiane!
    Po edhe syckat e bukura dhe buzeqeshjen e pacmueshme!
    Sepse te tilla jane vajzat shqiptare, zëëmbla dhe syndritura – jo te gjitha kane qejf te enden rrugeve per nje jete me te mire e te dhunuara….
    Suksese Erzës se na kenaqi me zerin e saj dhe u dha nje leksion edhe ndonje evropiani/-eje, shumica prej te cileve as qe e kuptuan qe ishte shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *