• |
ide | kryesore

Koncesionet për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, PD: Brenda vitit, Rama i jep mikut të tij 526 milion euro

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka denoncuar koncesionet e reja për dy akse rrugore në vend, që do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 328 mln euro.

Ish-deputetja Albana Vokshi, në një dalje për mediat, tha se koncesionet për akset Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat, do t’u jepen dy personave të njohur për lidhjet e ngushta familjare me kryeministrin Edi Rama.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Evropës 10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën.

Ndërsa kompania tjetër, “Gjikuria”, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.”- tha Vokshi.

 

 

Sipas ish-kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias, me këto koncesione kryeministri thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi.

Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombëtar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë.”- përfundoi deklaratën Vokshi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *