• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton koncesionin e “rrugës së floririt”, 258 milionë euro për 17 Km të Milot-Balldren

Lajme, Të fundit



Kuvendi ka miratuar dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash. Për koncesionin e të ashtuquajturës ndryshe si “rruga e floririt” ku 17 km nga Miloti në Balldre do të kushtojnë 258 mln euro, shkuan 78 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim.

Kontrata koncesionare PPP lidhet ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti.

Ndërkohë, kontrata tjetër koncesionare PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, u miratua me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim.

Votat kundër dhe abstenim janë nga radhët e opozitës së re.



2 Comments

  1. Keta do ta cojne marrezine, grabitjen dhe antiligjin deri ne fund. E rendesishme eshte qe pervecse jane te faktuara me figure, ze dhe akte te mbahen shenim te gjitha shkeljet dhe nje dite te gjithe keta bandite perfshire dhe parlamentare te shkojne para drejtesise. Te abuzohet ne kete menyre me taksat, pronat publike dhe me firma fantasma eshte jo thjesht kundervajtje ose veper penale por krim i rende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *