• |
ide | kryesore

Lagarde në krye të BQE, hapet gara për pasuesin e saj në FMN

Planet



Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristine Lagarde, ka dhënë dorëheqjen të martën, pas konfirmimit të saj të mundshëm në postin e presidentes së ardhshme të Bankës Qendrore Europiane (BQE), duke hapur njëkohësisht edhe garën për pasuesin e saj.

Në letrën e saj të dorëheqjes, 63-vjeçarja shkruante se ishte menduar gjatë para se të pranonte nominimin e Këshillit Europian, për të zëvendësuar Mario Dragin në detyrën më të lartë në BQE.

Ish-ministrja franceze e Ekonomisë, Financës dhe Industrisë, mandati i dytë i të cilës në krye të FMN-së do të përfundonte në vitin 2021, tha se do të largohej nga posti më datë 12 shtator.

FMN, krijuar në fund të Luftës së Dytë Botërore, për të ndihmuar bashkëpunimin financiar global, ka patur gjithnjë një evropian në krye të tij, pjesë e një marrëveshjeje të pashkruar me SHBA, që në anën tjetër ka një amerikan në krye të bankës botërore.

Me ekonomistin amerikan David Malpass, që u zgjodh president i Bankës Botërore më herët këtë vit, analistët presin që kompromisi të vazhdojë. Ndërkohë, ndër emrat që përfliten si zëvendësues të Lagarde në krye të FMN-së janë: Mark Karney, Guvernator i Bankës së Anglisë, Olli Rehn, Guvernator i Bankës së Finlandës, Pierre Moscovici, Komisioner Europian për çështjet ekonomike, Kristalina Georgieva, Shefe Ekzekutive e Bankës Botërore, etj.

 

 



1 Comment

  1. Edhe ne drejtimin e bankave ,si FMB,apo BQE,fuqine pritet ta kene “Damat”,qe me siguri,kane marre shembullin e rilinesave shqiptare,qe preferojne grate (megjithese pa zgjedhje,por vetem me hamendjen e KM).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *