• |
ide | kryesore

Arratisen 2 shqiptarë të dënuar përjetë nga burgjet greke

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arratisur nga një burg në Kassandra Halkidiki. Sipas mediave greke që nuk bëjnë të ditur identitetet e të arratisurve, shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm. Ata kanë munguar në apelin e mëngjesit të së martës.

Administrata e burgjeve njoftoi policinë që është vënë në kërkim të shqiptarëve. Kërkimet janë duke u përqendruar në kufi, dogana, aeroporte, etj. Në këtë burg nuk kishte masa të forta sigurie dhe të burgosurve u ofrohej punë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *