• |
ide | kryesore

“Lorenzo të lutem një foto”, por turma nuk e linte të afrohej: Insigne bën gjestin më të bukur për vogëlushin…

Sport



Lorenzo Insigne ka qenë protagonisti i një veprimi shumë të bukur, që meriton duartrokitjet dhe komplimentat. Dhe këtë herë golat dhe loja nuk hynë asgjëkundi: është një gjest i mrekullueshëm prej një njeriu të ndjeshëm që ka marrë ovacionet dhe duartrokitje pafund.

E për këtë duhet treguar historia e Diegos, një fëmijë 7 vjeç i ardhur në Dimaro nga Rimini, së bashku me të ëmën dhe të atin, vetëm për Napolin. Në fund të stërvitjes së Napolit, djaloshi ka pasur dëshirë të shkrepte një foto me kapitenin dhe të paktën t’i merrte ndonjë autograf, por turma ishte e pafundme dhe e tillë që të parandalonte çdo kontakt. Asgjë për të bërë, zhgënjim dhe dëshpërim.

Por Insigne, duke e parë Diegon atje përtej barrierave të fushës, e ka marrë dhe e ka hipur në makinën e tij duke e marrë me vete në hotel, aty ku është i grumbulluar Napoli, atje ku vogëlushi ka pasur mundësi të bëjë shkrepje të çdo foto që kishte ëndërrëuar, në shoqërinë e jashtëzakonshme të Lorenzo, por edhe të presidentit Aurelio De Laurentis. Një ditë e nisur me dëshpërim, por e përfunduar si në përrallë dhe meritën në këtë rast e ka Insigne…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *