• |
ide | kryesore

Meta sfidon sërish Ramën: Meqë 13-tën e ka ters…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur gatishmërinë për të rishikuar 13 tetorin si datë të dekretuar për zgjedhjet vendore, meqënesë ditën e djeshme, kryeminstri Edi Rama, në një dalje për gazetarët, e konsideroi “datë tersi”. Megjithatë, kushti i vetëm që Meta parashtron për përcaktimin e datës së re, është që zgjedhjet t’i paraprijnë 18 tetorit, kur do të merret vendimi  lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kam përshtypjen se kryeministri e perception si datë tersi 13 Tetorin. 17 dhe 18 Tetori janë dy data shumë të rëndësishme, ku do të vendoset për çeljen e negociatave. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, provimin e qershorit e shtymë për në vjeshtë, është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm dhe korrektë përpara shqiptarëve, unë si president, zoti Rama si kryeministër i vendit, dhe si zoti Basha që është kreu i opozitës.

Nëse ne nuk bëjmë zgjedhje gjithë përfshirëse brenda tetorit, atëherë provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Nuk duhet të humbasim asnjë orë nga sot dhe në vijim. Jam fleksibël që ta rishikoj 13 Tetorin, ai është i mirëpritur, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo.”- u shpreh Meta nga Durrësi.

Kreu i shtetit e ka konsideruar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për të mos i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, si “përfaqësim të rrëmujës që po ndodh në vendin tonë”.

Çdo proces gjyqësor që zhvillohet është një përfaqësim i rrëmujës që po ndodh në vendin tonë, në mungesë të respektit të Kushtetutës, dhe të Reformës në Drejtësi, që u miratua me vendim konsensual tre vite më parë”, u shpreh më tej presidenti.



1 Comment

  1. Ketij arit te gjate ju kane mbushur poturet dhe citjanet qe vesh perhere, duke perjashtuar ne kete rast atletet dhe corapet me ngjyra qe vijne era kerme. Ky ari i gjate ka frike nga gjithshka, keshtuqe nuk eshte problem data ose numri por ky .ARI i gjate e ka ters gjithe kalendarin, gregor…ian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *