• |
ide | kryesore

Mosnjohja e 30 qershorit, PD bën lëvizjen e radhës

Arkiva



Shoqata e Bashkive ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mosnjohjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Në fjalën e saj për mediat, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në cilësinë e drejtueses së shoqatës, u shpreh se në Kushtetuese kërkohet konstatimi si antikushtetues i procesit të 30 qershorit, si edhe i regjistrimit në zgjedhje të partisë Bindja Demokratike.

Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një cështje me rëndësi.Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt cështjen në gjykim.” – tha Ademi.

Ndër të tjera, Ademi njoftoi se Partia Demoratike do të vijojë aksionin politik opozitar në rrugë institucionale dhe demokratike, duke përjashtuar dhunën. Ndërkaq, sipas Ademit. Do të ishte e udhës që Rama të vendoste sa më shpejt për të krijuar Gjykatën Kushtetuese, me qëllim nisjen e hetimeve për lokalet e 30 qershorit.

Ditën e sotme dorëzuam kërkesën që zgjedhjet të mos njihen. Ne shpresojmë që sa më shpejt Rama të vendos për të ngritur Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë ne do të veprojmë në rrugë incitucionale dhe demokratike. Duam të theksojmë se gjykatat kanë ndjekur standarde të ndryshme në legjitiminimin e kandidatëve për kryetar bashkie të cilet dolën fitues në zgjedhjet e 30 qershorit. Sapo Gjykatat Kushtetuese të vijoj punën e saj normalisht atëherë le të vijoj hetimi për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkaq duhet të merret parasysh dhe dekreti i Presidentiti Meta.”-tha Ademi.

 



1 Comment

  1. Ik o Voltane se dhe nje mandat nuk justifikove, do te rrish akoma. Shkodra eshte shume peshe e rende per supet e tua. kap ndonje keshill bashkiak dhe merr ate 12000 lekshin kot si te gjitha keshillat bashkiake. Per te tjerat mos u merr.
    E zgjidh bushati me shkullakun dhe bejten shqiperine hahahahahahah. Mjeshtra te fjales si Noli me shoke. hahahahah. mosha e internetit thoshte saliu dhe merrte meritat per internetin. Ta dine keta qe keta oratoret qe nga saliu e kane famen…. Shkullaku ne ate kohe hante llokmat e sistemit, Bushati ishte ish pucist. Po sot i ka bashkuar kauza e revolucionit. hahahahahaaha
    Mjere Shqiperia me kete klase politike te neveritshme dhe me keta analiste patatinash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *