• |
ide | kryesore

Ndryshimet në kodin penal, Balla paralajmëron protestuesit: Pasoja më të ashpra ligjore në rast dhune

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa është shprehur nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në kodin penal që pritet të miratohen sot në seancë plenare, ka nënvizuar ashpërsimin e ligjit për dhunën në protesta.

Duke iu referuar 10 protestave kombëtare të opozitës së bashkuar joparamentare, Balla tha se në vijim, për çdo rast vandalizimi apo goditjeje të qytetarëve dhe policëve, përgjëgjësit do të përballen me pasoja më të ashpra ligjore.

Në një shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe ky duhet të jetë qëndrimi ynë, i këtij parlamenti përballë atyre protestave të dhunshme nga 16 shkurti e më pas. Ne e kemi bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me këto ndryshime në kod penal, sa herë të vandalizohet apo goditen qytetarë apo të policisë, ka pasur dhe do të vazhdojë edhe me të ashpra të ketë pasoja ligjore.

S’kam dyshim se Meta do na i kthejë për ti rivotuar, s’kam asnjë dyshim. Ilir Meta nuk ka më sy e veshë për të parë dhe dëgjuar se cfarë halli kanë shqiptarët, por vetëm se çfarë do Monika, Luli dhe Saliu. I kthen Meta edhe këto ndryshime, aq na bën, sepse me të filluar shtatori këtu do jemi përsëri do duhet t’i votojmë.”- tha Balla.

Po ashtu Balla tha se dënime do të ketë edhe lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.



6 Comments

  1. Ky gjthollogu I Librazhdit, here del si perfaqesues I grupit parlamentar, here ne vend te Lleshajt, here si jurist e here si konstitucionalist..

  2. O kokecepesh katnar Librazhdi!po per ty qe je i kapur koke e kembe me trafikante nuk ka denim Kodi Penal?! do ikni per lesh o idjote ska Perendi qe ju shpeton! Bileten me nje vajtje e keni te prere tashme me destinacionin; Politike – Burg!

  3. Kush jane ato INJORANTE qe votojne nje INJORANT ISLAMIK si ky , vetem ne Shqiperi mund te ndodhe kjo.
    Turqia na mori ne qafe, akoma paguajme demet e saj , sepse la pas trashegimtare si ky !!!

  4. jo dhun po ty duhet me te terheq zvarr mor zvarranik u bere ti te besh presion e di nga ke ardhur ne tiran……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *