• |
ide | kryesore

Në kërkim të kanabisit, policia kontrolle ‘blic’ në Elbasan

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka organizuar një aksion ‘Blic’ në Elbasan për gjetjen e kanabisit që mund të kenë kultivuar banorët.

Kontrollet janë ushtruar në rreth 30 pika ku si objektiv kryesor kanë qenë magazinat për shkak se në to është parë një trend rritës i kultivimit të kanabist në ambiente të mbyllura. Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në garazhe, servise e varreza makinash.

Zona kryesore e këtyre kontrolleve ka qenë Karakullak Bradashesh, pasi kjo njihet si një zonë problematike në Elbasan. Kujtojmë se po në këtë zonë u modifikuar edhe furgoni ‘Hetimi Tatimor’ i cili u përdor në grabitjen e miliona eurove në Rinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *