• |
ide | kryesore

Prapaskena/ De Ligt bardhezi që fëmijë: “Idhujt e mi të gjithë italianë, nga Scirea tek Nesta”

Sport, Video



Matthijs De Ligt di të zgjedhë modelet, pikat e referimit e mesa duket edhe skuadrën. “Jam magjepsur gjithnjë nga mënyra si mbrojnë italianët. Mes idhujve të mi janë Nesta, Maldini, Baresi, Scirea e Cannavaro”, ka thënë lojtari në një intervistë. Mbrojtësi hollandez ka shpjeguar më pas përse zgjodhi Juventus: «Vendimi im nuk ishte i lehtë, kishte shumë alternativa, por bëra atë që mendova se ishte më e mirë për mua.Faktori deciziv ishte besimi që më transmetuan drejtuesit e Juve», shpjegoi 19 vjecari.

Në fund edhe një përshëndetje për ish-skuadrën e tij. «Kam luajtur për 10 vjet në sektorin e të rinjve e për tre me skuadrën e parë të Ajax. Kam përjetuar momente të bukura e të këqija. Ishte si të ecje në malet ruse. Por në jetë ka një moment ku duhet dhënë lamtumira: tani duhet të bëj një hap para. Do të më mungojnë të gjithë, askush nuk e di cfarë rezervon e ardhmja».

Matthijs De Ligt i ka emocionuar ndërkohë tifozët e tij të rinj me ripërshkrimin në Instagram “të ditës së parë si juventin, dita e parë e aventurës ” me një video drithëruese: mes imazheve shfaqet edhe vetë De Ligt kur ishte fëmijë… Një bjond i qeshur e, që në atë kohë, mbante veshur fanellën bardhezi të Juventus.

 

View this post on Instagram

 

First day as a juventino, first day of a new adventure @juventus #TURNDELIGTON

A post shared by Matthijs de Ligt (@mdeligt_) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *