• |
ide | kryesore

Putin pasaporta ruse ukrainasve në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut

Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që u garanton të gjithë banorëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës,  zgjerimin e procedurës së thjeshtuar për marrjen e shtetësisë ruse.

Kjo masë u propozua të aplikohej fillimisht pak ditë pasi Volodimir Zelenskiy fitoi balotazhin presidencial të 21 prillit ndaj ish-presidentit Petro Poroshenkos. Putin lëshoi një dekret për të thjeshtuar procesin për qytetarët e Ukrainës në rajonet lindore Luhansk dhe Donetsk, për të marrë nënshtetësinë ruse, duke iu referuar zonave të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ky dekret u konsiderua nga Ukraina dhe Perëndimi si një përpjekje për të minuar sovranitetin ukrainas. Në këtë rrethana, Kyivi i ka deklaruar pasaportat ruse të lëshuara nën këtë procedurë si të paligjshme.

Tanimë, dekreti i zgjeruar u lejon të gjithë atyre që ishin banorë të përhershëm të njërës prej rajoneve në prill 2014, kur filluan luftimet midis forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve në Ukrainën lindore, për të përfituar nga një procedurë e thjeshtuar për të marrë një pasaportë ruse.

Në kundërpërgjigje ndaj Kremlinit, Zelenskiy urdhëroi Ministrinë e Jashtme të thjeshtojë procedurën për diasporën ukrainase për të marrë nënshtetësinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *