• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda shqiptaro-afrikane e drogës në Itali, 8 në pranga

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Policia italiane shkatërroi një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe heroinës.

Karabinierët në qytetin bregdetar të Riccione ekzekutuan 8 nga 9 urdhëra ndalimi për trafik droge. Hetimet nisën në shtator të vitit 2017 dhe përfunduan në shkurt 2018, shkruajnë mediat italiane. Një muaj më vonë, dy italianë u arrestuan teksa shkëmbenin drogën.

Rrjeti i dendur i trafikantëve të drogës kishte bazën logjistike në një shtëpi në fermë të braktisur në Santarcangelo. Lënda narkotike shitej e shpërndarë në baza të vogla.

Policia gjatë aksionit sekuestroi heroinë dhe kokainë. Ndër të arrestuarit, 2 janë shqiptarë dhe 6 tunizianë. Tre prej tyre janë në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *