• |
ide | kryesore

Sistemi rus i raketave, rriten tensionet SHBA-Turqi

Planet



Prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë janë tensionuar, për shkak të grindjes lidhur me sistemin rus tё mbrojtjes nga raketat. Duke qenë se Turqia ka marrё tanimë pjesёn e parё tё kёtij furnizimi rus, SHBA ka reaguar me masa konkrete.

Pas blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes nga raketat, Turqia, një vend anëtar i NATO-s u përjashtua nga SHBA nga programi i avionёve luftarakё F-35. Sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Mbrojtjes tё SHBA-sё, Turqia në vijim nuk mund t‘i blejё mё kёta avionё nga programi F-35.

Pёrjashtimi i Ankarasё nga ky program do tё pёrmbyllet nё mars të vitit 2020. Shtёpia e Bardhё e shpjegoi masën me arsyetimin se avionёt F-35 nuk mund tё pёrdorёn krahas instrumentit rus tё spiunazhit, qё pёrdoren pёr tё mёsuar mbi aftёsitё e avionёve.

Blerja e sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat ka ngjallur grindje mes SHBA-së dhe Turqisё. Uashingtoni druan, sipas tё dhёnave që zotëron, se Rusia pёrmes radarit tё sistemit tё kёtij armatimi mund tё mbledhё tё dhёna pёr aftёsitё e avionёve luftarakё tё SHBA-sё F-35.

Turqia, njё partnere nё konstruktim, duhet tё merrte 100 avionё tё tillё. Ministria e Mbrojtjes sё SHBA-sё nisi në qershor procedurёn e pёrjashtimit tё Turqisё nga ky projekt. Pёrfaqёsues tё Uashingtonit tё mёrkurёn (17.07) deklaruan, se pёrjashtimi i Turqisё synon mbrotjen e sistemit tё avionёve luftarakё F-35.

SHBA do tё paguajnё njёherёsh 500 dhe 600 milionё dollarё pёr tё kompensuar ndryshimet nё procesin e prodhimit. Presidenti i SHBA-sё, Donald Trump, njё ditё mё parё deklaroi, se ka mirёkuptim pёr vendimin e Turqisё pёr tё blerё sistemin rus. Turqia ёshtё “detyruar” ta ndёrmarrё kёtё hap, sepse qeveria demokrate e mёparshme nё Uashington nuk i ka shitur asaj sistemin amerikan Patriot.

Por, Pententagoni mohoi pretendimet duke theksuar se nё tё shkuarёn Turqisё i janё bёrё disa oferta pёr blerjen e sistemit Patriot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *