• |
ide | kryesore

Tiranë/ Operacioni “Versace”, në pranga 2 persona të akuzuar për vrasje

Lajme, Të fundit

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë në mëngjesin e sotëm dy persona, njëri prej të cilit akuzohet për përfshirje dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.S., 37 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka dhënë në vitin 2017 masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Versace”, ka përfunduar në pranga edhe shtetasi Xh.M., 35 vjeç. Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në qytetin e Mamurrasit, ku në momentin e kapjes, të ndaluarëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip Glock, së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu