• |
ide | kryesore

Tottenham është i bindur: largimi i Trippier zëvendësohet nga Elseid Hysaj

Sport



Në Napoli nuk do të jetë dhe kjo është e sigurtë. Surpriza është se në vend të udhëtonte drejt Madridit, Elseid Hysaj do ta bëjë drejt Londrës. Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë në qendër të merkatos, pasi humbi vendin si titullar me Ancelotti, u duk se do të vishte fanellën e Atletiko Madrid, por ndërhyrja e anglezëve ndryshoi gjithcka.

Kieran Trippier u largua nga Tottenham për tu transferuar në Spanjë, pikërisht në destinacionin e parashikuar për shkodranin, duke u bërë i pari lojtar anglez i historisë së Atletiko Madrid. Lamtumira e mbrojtësit të djathtë ka lënë të zbuluar rolin tek Spurs, që për ta zëvendësuar kanë hedhur sytë pikërisht tek Elseid Hysaj i Napolit.

Shqiptari konsiderohet ideal për atë që kërkon nga mbrojtësit e krahut Pochettino dhe negociatat me menaxherin Giuffredi kanë nisur. Por londinezët mbajnë të nxehtë edhe pistën Alessandro Florenzi me Romën, lojtar që klubi mund ta shesë me ofertën e duhur.



1 Comment

  1. Ka 6-7 vjet qe Hysaj (me sakte manaxheri i tij) po mbysin mediat me transferime hipotetike.
    Kjo e ka penguar seriozisht djaloshin te perqendrohet ne detyrat e tij si futbollist. Prandaj dhe performanca e tij po degradon dukshem nga viti ne vit. Me i mire ka qene kur ishte 20 vjecar se sa tani.
    Ky eshte shembulli me i mire i grykesise se menaxherit dhe naivitetit te futbollistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *