• |
ide | kryesore

Trezeguet i dehur në timon: ndalohet, denoncohet dhe i hiqet patenta

Sport



Ish-kampioni i Francës, David Trezeguet, është gjobitur dhe denoncuar nga policia, në Torino, me akuzën se është gjetur në timon me nivelin e alkoolit më të lartë nga sa lejohet. Për Trezeguet, sipas asaj që është bërë e ditur, është bërë edhe tërheqja e patentës. Episodi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, kur ish-sulmuesi i Juventus e kombëtares franceze, ishte në drejtim të makinës së tij Jeep dhe është ndaluar në rrugën Po nga një patrullë policie. Gjatë kontrollit francezi ka diskutuar gjatë me agjentët e policisë.

Sipas asaj që bën të ditur “Il Corriere di Torino”, fillimisht Trezeguet ka refuzuar ti nënshtrohet testit të alkoolit e vetëm pas një ore ka pranuar provën e etilometrit, që është kryer disa herë për të patur sigurinë e rezultatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *