• |
ide | kryesore

U ndalua në Vjenë? Daut Haradinaj reagon me një foto “live”

Lajme



Deputeti i partisë Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media për ndalimin e tij në Vjenë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Haradinaj ka postuar një foto ku shfaqet në një shesh të kryeqytetit austriak. Deputeti bashkëngjitur fotos ka shkruar diçiturën: “Live nga Vjena”, duke lënë të kuptohet se lajmi ka qenë i rremë ose se është lënë i lirë.

Ndërkohë, ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet e Kosovës. Para dy vitesh, edhe kryeministri Haradinaj është ndaluar Haradinaj për disa muaj në Kolmar të Francës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *