• |
ide | kryesore

U shkarkua nga KPK, gjyqtari i Tiranës: Sot humbi vendi, jo unë! Isha i vetmi me titullin “Prof. Dr.”

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafajn, që prej më shumë se një viti, ishtë në pritje për t’u bërë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore, Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua. Pas vendimit të KPK-së, gjyqatri u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.

Dua ti them opinionit publik se Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë. 23 vite profesor i së Drejtës, botues i shumë librave brenda dhe jashtë vendit dhe mbajtës i të vetmit titull Profesor Doktor në sistemin e drejtësisë.

Unë kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e vetingut gjithçka që është bërë në të mirë të drejtësisë por sot kundërshtoj fort këtë vendim të komisionit që është marrë në kundërshtim me provat, ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë vendimin në instanca më të larta dhe jam i bindur që ato do të vendosin pro drejtësisë së tij. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai.

Po ashtu, as drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Ardian Ylli, nuk ka mundur që të kalojë procesin e vetting-ut, për shkak se në analizën financiare, Ylli rezultonte me bilanc negativ dhe me shpenzime të pambuluara me të ardhura të ligjshme.

 



4 Comments

  1. Ky pyesin keta per profesora ,ashtu si pushkatoje Enver Hoxha ajken e intelektualeve Shqipetare .Ky psiko kryeminister e ka bere gjyqesorin ne nje kompani sklleverish qe i sherbejne dhe i lepien Ta mbani me shendet kete PD kjo kryeminister bere .

    1. kaq i trash te jesh valle , apo po te flet mllefi dhe jo arsyeja.

      Me sa di une te qenit profesor doktor nuk eshte nje fakt qe te ben ty te padrejte ne vendimet qe ke marre dhe te jesh i korruputar.

      pse ben propagande kot ?

  2. Po jo more profesor apo akademik. A ke gja plagjature. Ketu po. Bahesh ça te dush. Po mos te ka gjet ndonje gja te pasunia, e te fluturojne se ktu i dun me mini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *