• |
ide | kryesore

Video / Mes Laçit dhe Hapoel diferencën e bën Sabag

Sport



Aventura e Laçit në kualifikueset për Europa League ka përfunduar sot. 1-0 janë mundur djemtë e Sulejman Starovës nga Hapoel Beer Sheva në transfertën izraelite. Sfidën e vajtjes në turin e parë të Ligës së Europës, kurbinasit e kishin mbyllur 1-1.

Pjesa e parë ka folur më shumë për skuadrën izraelite. Laçianët kanë provuar të krijojnë, por tentativat e tyre me Nwabuezen dhe Xhixhën kanë qenë të pasuskesshme përpara mbrojtjes së Hapoel. Ky i fundit ka kërcënuar portën e Laçit në minutën e 37′. Pas një krosimi nga e majta të Haselbaink, Shamir kërcen dhe godet me kokë, por topi ka përfunduar shumë pak jashtë shtyllës së Selmanit. Kështu të dyja skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes me porta të parprekura.

Në pjesën e dytë kurbinasit janë hedhur sërish në sulm, por topi i Shehut për Nwabueze ka ndalur në barrierën izraelite. Në të 51′-tën izraelitët kanë kërkuar një penallti për prekje me dorë të Shehut brenda zone, por gjyqtari kroat Tihomir Pejin nuk është dakord. Goli i avantazhit dhe i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 69′-të me Sabag që shftytëzon një top të ardhur nga e djathta në mes të zonës, tejkalon mbrojtjen kurbinase dhe mposht portierin Selmani. Kështu 1-0 për izraelitët është mbyllur kjo përballje. Laçi ka përfunduar garën në turin e parë të Europa League, ndërsa Hapoel kualifikohet në turin e dytë pas rezultatit të përgjithshëm 2-1 në favor të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *