• |
ide | kryesore

Zbrasja e godinës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Do mbrohet, edhe me gjak… (FOTO)

Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për urdhërimin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një qendrim të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Aleanca ka publikuar disa foto, ku duken një grup punëtorësh që po nxjerrin materialet e fundit të mbetura në brendësi të godinës.

Ky aksion i papritur ka zënë në befasi aktorët, regjisorët dhe aktivistët e shumtë, që kanë mëse një vit që protestojnë çdo ditë kundër shembjes së Teatrit.

Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju! #MoxGuxo”, thekson Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

 

 



7 Comments

  1. Ore ne kohen e sales ka qene dhe periudha e fundit kur vriteshin njerzit…. po tani aha. U mbarun burrat. Ska me kush e mbron stalingradin. Komunistat po vdesin

  2. Tufa e madhe e komunisteve komentues me ose pa apgese neper portale nuk ka më kohe te sajoje as nofka – jane pa emra!
    Debatikas te vertete!

  3. Ore naive, po ju nuk keni kuptuar si duhet mesazhin e Ale ances per Mbrojtjen e Theatrit. Ata do t’a mbrojne me gjak ashtu sic i mbrojne ne tragjokomedite kur luajne theater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *