• |
ide | kryesore

Zbulohet anëtari i fundit i jurisë së Këngës Magjike

Paparazzi, Slider



Në shtator të këtij viti bashkë me sezonin e ri të “E diela Shqiptare” do të nis edhe “Kënga Magjike” që siç është lajmëruar do të këtë ndryshime në mënyrën e votimit dhe gjithashtu edhe në jurinë e artistëve të rinj.

Deri tani është mësuar se pjesë e jurisë do të jetë, Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi.

Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar edhe anëtari i pestë i jurisë. Sipas ‘News31.al’, moderatori Enkel Demi do të ulet pranë anëtarëve të tjerë të jurisë për të gjykuar artistët e rinj./ Burimi:news31.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *