• |
ide | kryesore

Aktoret që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme

Paparazzi, Slider



Ata kanë treguar mënyrën se si janë larguar nga shkolla që në moshë të vogël për të ndjekur ëndërrat e tyre.

Më poshtë do të shikoni listën e disa prej të famshmëve të cilët nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme:

Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio la shkollën e mesme për të ndjekur aktrimin. Më vonë ai fitoi Zhvillimin e Përgjithshëm Arsimor, duke korrur kështu sukses të madh gjatë karrierës së tij të aktrimit dhe fitoi një Oskar për punën e tij në filmin The Revenant.

Keanu Reeves

Keanu Reeves u dëbua nga shkolla në moshën 16 vjeçare, pas mosmarrëveshjeve që kishte me stafin. “Ishte moment i tmerrshëm kur mora letrën për t’u larguar nga shkolla”, tha Reeves për DailyMail.

Emma Stone

Emma Stone la shkollën për të ndjekur aktrimin. “Ishte gjë e mirë kur prindërit ranë dakord për këtë”- është shprehur Emma për THR, duke vazhduar më tej se të gjithë duhet të kryejnë shkollën dhe të diplomohem.

Johnny Depp

Johnny Depp la shkollën e mesme për t’u bërë një yll roku në moshën 15 vjeçare.

Kate Winslet

Kate Winslet zbuloi se ajo kishte braktisur shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një ushqimore për të financuar udhëtimet e saj me tren për audicionet në Londër.



1 Comment

  1. Talenti nuk ka nevoje per shkolle . Nese talentit do ti bashkoje edhe shkollen atehere gjerat do perfeksionoheshin akoma edhe me shume . Pastaj pse kaq habi per artistet ? Ne fund te fundit ai nuk i bene deme asnjenjeriu , po nuk u fut dot ne rrol pupbiku e nxjerr vete nga skena . Pse nuk habitemi me veten tone kur ne kemi kryetar bashkishe dhe deputet qe nuk kane mbaruar tetevjeçaren ? Keta kane fatet e nje vendi ne dore dhe mund te bejne marresira te paimagjinueshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *