• |
ide | kryesore

Boateng, e rifitove Melissa Satta… me kalin e bardhë?: pamja ekstravagante e futbollistit bëhet viral

Sport



Ekstravagant, i paraqitshëm, asnjëherë banal. Kevin-Prince Boateng arrin gjithnjë të bjerë në sy. Në fushë sigurisht, por edhe jashtë. Imazhi i mesfushorit është prej kohësh dallues, aq sa për ta bërë edhe një yll në rrjetet sociale. Me pamjen e marrë së fundmi, ish-lojtari i Milan e Barcellona ka kaluar edhe veten dhe jo vetëm sa i përket veshjes, por edhe për “shokun e shëtitjeve”: kalin e tij. Foto e fundit e publikuar nga ganezi është bërë menjëherë viral: Boateng, veshur mes zebrës dhe gepardit, mban nga frerët një ekzemplar të shkëlqyer kali të bardhë, përpara nisjes për shëtitje: “Le të shkojmë për një xhiro”, ka shkruar në Tëitter Boateng.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *