• |
ide | kryesore

“De Rossi tek Boca si CR7 tek Juventus”: specialistët e merkatos nuk kanë dyshime

Sport



De Rossi si Cristiano Ronaldo, ndoshta nuk është krahsimi i duhur sportivisht, por është i duhuri mediatikisht e për efektet që mund të prodhojë. Flavio Bilardo, agjenti i merkatos, ka folur për Stadio Aperto në lidhje me ardhjen e Daniele De Rossi tek Boca Juniors, por jo vetëm: “Do të jetë goditja e merkatos e viteve të fundit, kahasimisht e ngjashme me mbërritjen e CR7 tek Juventus. Ka pritshmëri të mëdha rreth tij. Flitet vetëm për të në ditët e fundit”.

Eksperti i merkatos ka folur edhe për Icardi, duke pickuar argjentinasin për varësinë e tij nga zgjedhjet e bashkëshores: “Është ende një fëmijë, i administruar nga një grua. Është një fatkeqësi për një lojtar, një futbollist i jashtëzakonshëm, që ka të dhëna të mëdha teknike, por ka probleme të tjera që nuk e lënë të arrijë në nivele të mëdha”.

Në lidhje me Lautaro Martinez, që e ka tejkaluar Icardi në hiereraki, Biliardo mendon se duhet ende të rritet, ndërsa oferta e Barcelonën nuk mendon se bëhet: “Është më me konsideratë se Icardi në Argjentinë, ka bërë një Kupë Amerike shumë të mirë dhe kjo e ka bërë të rritet në konsideratë. Është një persion serioz, i përulur, që punon dhe nuk bën rrëmujë. Dhe kjo një fund llogaritet. Icardi është superior në teknikë, por Lautaro duhet ende të mësojë dhe mund të rritet. Pas një viti do të mund të flasë si një lojtar i rëndësishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *