• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Vuri atdheun mbi gjithçka

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Basha e konsideroi vendimin e Haradinjat si akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka.

Në një postim në Twitter, ai theksoi se askush dhe asgjë nuk e përdhos dot sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë.

Lulzim Basha: “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova, Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!”



5 Comments

  1. Vepër e cia_s amerikane kjo akuzë e re e z.Hajradinaj për ta larguar nga skema politike
    Populli shqiptar ka qenë është dhe do të jetë kavje eksperimenti për fuqitë e mëdha përjashto Gjermaninë

  2. Meso te pakten si te behesh nje here burre ne jete o lulush,ke rastin ta tregosh me vepra,FBI po te pret ne prokurori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *