• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Haradinajt, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

Lajme, Të fundit



Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur se kryeministri kosovar, Ramush Haradianj dha dorëheqjen si burrë shteti.

Në një postim në Facebook shkroi se Haradinaj kreu një akt që i bën nder Kosovës si shtet.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes,”-shkroi ai.

Haradinaj dha dorëheqjen pasditen e sotme. Ai bëri të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.



8 Comments

  1. Gabimi i pafalshem i ramushit demarkacioni me malin e zi. Gabimi tjeter trajtimi i kosoves si vend multi etnik. E pafalshme. Eshte shqiptar me pakica serbe boshnjake turke shume pak. Dhe lejimi i ngritjes se gjykates speciale ne nje kohe kur serbie duhet te ishte e paditur ne hage per krime lufte nga bosnja kosova kroacia.me planin ahtisari dhe ban ki mun si dhe thaqi mender vici + nderkombetare shqiprise dhe kosoves ja kane futur mire.

  2. Gabimi dhe padrejtesia eshte ne krye te heres duke e trajtuar kosoven si vend multi etnik e jo shtet me pakica.kosova eshte shtet me pakica.Demarkacioni gabim i madh. Asosacioni i komunave serbe . I pafalshem. Keto jane thjesht pasojat. Serbia duhej tashme te ishte e paditur ne hage per krime. Dhe te paguante demet e luftes. Kosova duhej me kohe te kishte ushtrine e vet si cdo shtet normal ne bote pervec ketij vendit tone te kthyer ne mejhanen e rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *