• |
ide | kryesore

E ardhmja e Dybala në dyshim: nga këmbimi me Neymar tek sirenat e United

Sport



Neymar Junior ka lëvizur ujërat e merkatos Europiane, aq sa humori i tij i prishur ka mbërritur deri në Itali. Në Torino saktësisht, duke qenë se nga spanja ka ardhur lajmi për një tratativë të mundshme mes Psg e Juventus që sheh protagonist pikërisht asin brazilian e Paulo Dybala. Praktikisht O Ney, që mezi prêt të largohet nga Parisi, i është vetëofruar bardhezinjve, duke qenë se nga Barcelona nuk vijnë lajme të mira.

Sipas “Chiringuito tv”, Neymar mund të vishet bardhezi në këmbim të Joya e natyrisht një pagese prej 100 milionë euro. Operacion përtej fantazisë për faktin se Juventus sapo ka dalë nga oferacioni De Ligt për një total prej 100 milionë mes kartonit, pagesës e komisionit. Hipoteza Juve për Neymar pretendohet nga Mundo Deportivo, që në fakt dfisa të dhëna i ka të sakta.

Realiteti, në fakt është se vërtetë e ardhmja e Dybala nuk është e qartë. Manchester United është kthyer fort për argjentinasin. Në sulm bardhezinjtë kanë ndonjë element më shumë e ndoshta dikush duhte të niset. Paulo nuk ndihet në ikje, kërkon ti provojë shanset me Sarri, e në Continassa nuk është në majën e listës së largimeve. Pòr nëse duhet të mbërrijë ndonjë ofertë… Ndoshta si pjesë taktike e Paul Pogba. Pëer momentin janë hipoteza, por është e qartë se shumë shpejt fjalët do të bëhet realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *