• |
ide | kryesore

Firmosi për Juventus, Demiral nuk shkon dot në Kinë: ja përse…

Sport



Merih Demiral do të luajë vetëm miqësoren e parë të Juventus, të dielën në Singapore kundër Tottenham, por pastaj do të mungojë në dy ndeshjen në Kinë kundër Inter (të mërkurën 24) e Team K-League (të premten 26). Asnjë intrigë merkato, pavarësisht zërave që e cojnë tek Milan në huazim mbrojtësin turk, që sapo ka firmosur për bardhezinjtë nga Sassuolo. Duke parë tensionet mes Pekinit e Ankarasë në fakt procedura për të marrë lejen e kalimit për 21 vjecarin nga Kacaeli kërkon shumë kohë. Ashtu si për disa vende arabe, duke parë gjendjen e tensionit i interesuari duhet ta kërkojë dokumentin direkt nga ambasada kineze në Turqi. Një procerdurë ndryshe në krahasim me shokët e skuadrës.

Mes dy vendeve ka përplasje pasi Ankaraja e ka përcaktuar “një turp për njerëzimin” represionin e aplikuar nga Pekini kundër minorancës turko-myslimane e uigure. Në një deklaratë të 9 shkurtit, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm turk Hami Aksoy kishte denoncuar faktin se Kina arbitrarisht ka internuar më shumë se një milion uigurë. Një akuzë e rëndë, ndërsa zëdhënësi i diplomacisë së Ankarasë ka pranuar se popullata myslimane turke ka pësuar presione e “asimilim sistematik” në Kinën perëndimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *