Futbolli Amerikano-jugor ka marrë një lajm të rëndë këtë të premte. Lojtari i klubit “Portuguesa” të Venezuelës, Gerardo Mendoza u vra të enjten në mbrëmje në rrethana të cilat janë ende të paqarta.
“El Gato” (macja), siç njihet nga mediat mund të ketë rënë pre e një grabitjeje dhe ka refuzuar të dorëzojë makinën e tij. Kjo është një pistë hetimi, por po verifikohet edhe ajo e krimit të pasionit.
Pak orë më parë, Mirsha Herrera, një lojtar i ekipit “Dorados de Sinaloa” u vra në Meksikë. Pak ditë më parë u vra në makinën e tij, Marc Batchelor, një legjendë e futbollit të Afrikës së Jugut. ©LAPSI.al

