• |
ide | kryesore

FOTO/ Plagoset në aksident mjeku i njohur gjinekolog dhe bashkëshortja e tij

Lajme, Të fundit

Pasditen e së premtes një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Murrash të Librazhdit. Raportohet se një makinë Range Rover” është përplasur përballë me një trailer. Për pasojë kanë mbetur të lënduar një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me një fuoristradë.

Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta Manoku të dy nga 60-vjeç nga Tirana. Nikita Manoku është mjek i njohur gjinekolog në Tiranë.

4 Comments

  1. Nikita mre Nikita zoti te ndihmoft me bashkeshorten por mjek me nje fuoristrad te tille me rroge shteti esht nje qik zor ta blesh por hajt mo se ne Shqipri jetojm.

  2. O njerëz personalisht ky zotëria që shani ju më ka shpëtuar jetën e bashkëshortes. Ndërhyrjen që ka bërë pa para për mua, më ndihmoi të bëhem prind dhe sot kam një djalë. Më ka dhënë privilegjin më të madh të bëhem babai i një fëmije të mrekullueshëm. Mos ja futin kot se është pasuri për ne ta kemi atë pavarësisht se mund të ketë dhënë ndonjë dhuratë 10 mijë lekë të reja dikush. Pse po mos e pati ky që shpëton jetë njerëzish Range Roverin kush duhet ta ketë, ata hajdutët që kemi mbi krye.
    Shërim të shpejtë doktor për ty dhe bashkëshorten.

  3. Para 1viti kam vajtur per vizite te dok Nikita ne gjendje shume te keqe.Ky dok me diagnostikoj me mjekoj dhe ne fund me operoj brenda 14 dite.Une sote jame ne gjendje shume te mire shendetesore .Kur shkova per vizite pas 1viti dok 3dite kishte qe ishte aksidentuar .Une nuk e dija e pashe me dore te enjtur por nuk e pyeta ,viziten e kreu ne menyre perfekte dhe nuk e dha veten .Kushedi cfare dhimbje dhe tmere ka kaluar .Tani e mare veshe se cfare i ka ndodhur .Zoti eshte i madhe dhe shikon .Dok Nikita te uroj familjarishte te jeshe mire me shendete bashke me bashkeshorten .Zoti te bekofte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu