• |
ide | kryesore

“Gropën” në buxhet e shkaktuan Doganat, por Rama “flijoi” drejtorin e Tatimeve (Detajet)

Lajme, Të fundit

Pak ditë më parë, qeveria shkarkoi nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore. Megjithatë, të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregojnë qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.

Bazuar në shifrat indikative, shihet se gjatë gjashtëmujorit të ardhurat tatimore ishin 6.1 % më të larta se njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa ishin -1.3% më të ulta se plani i periudhës. Ndërsa të ardhurat nga doganat u rritën gjatë të njëjtës periudhë me vetëm 0.6 % , teksa shënuan një mosrealizim në raport me planin rreth 4.4%. Rrjedhimisht, “Doganat” nuk mblodhën rreth 3.5 miliardë lekë në raport me planin, që përkthehen në 28 milionë euro, ndërsa “Tatimet” nuk e realizuan planin për periudhën me 937 milionë lekë ose 7.4 milionë euro.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat që janë mbledhur nga Tatimet, Doganat, Sigurimet Shoqërore etj, në 6 muajt e parë të vitit ishin 225.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura janë rritur me 3.9% (+8.4 miliardë lekë), të ndihmuara nga tatimi mbi të ardhurat personale, tatim fitimi, taksat vendore, kontributet e sigurimeve shoqërore.

Në raport me planin, të ardhurat janë 3.6 miliardë lekë, ose 30 milionë euro më pak, që mungojnë nga planifikimi fillestar i buxhetit. Mosrealizimi i planit u citua pikërisht nga kryeministri Edi Rama, si arsyeja kryesore për shkarkimin e Duros, që drejtoi këtë institucion për tre muaj dhe zëvendësimin e tij me ish-drejtoreshën e INSTAT, Delina Ibrahimin.

Në këtë kontekst, kreu i qeverisë njoftoi dhe nisjen e një aksioni të rreptë anti-informalitet. “Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurrencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!”- ka paralajmëruar Rama.

 

6 Comments

  1. Importuesit jane te gjithe biznesmene te medhenj, me te cilet te ngec sharra ne gozhde, keshtu qe tatimet duhet te rrisin presionin mbi fakiret per te mbuluar evazionin ne dogana te shokeve, miqve, klienteve te qeverise, apo te qeveritareve dora vete.

  2. Hajdut psikik , mendjen e ka vetem tek vjedhjet, poshtersit, ta ben te zezen te bardh, te bej orgji me ke ti dali para🤮i duket vetja i pa zevendesueshem prandaj ky njeri nje ore e me par duhet te varet me kok posht tek landilli i Sharres sepse ne mes te Tiranes marin tmerr populli🤧

  3. Dhe gjithcka po kamuflohet me aksione ndaj te vegjelve.Thjesht per te krijuar imazhin qe ne s’falim askend.Vitin tjeter s’do kete leke as per rrogen e vet.

  4. Heqja pas vetem 3 muajsh ne detyre, nuk eshte ceshtje plani te ardhurash. Te dy drejtuesit e rinj te tatimeve dhe doganave, u vendisen je keto pozicione para tre muajve. Realizimi i te ardhurave eshte me rritje. Si 6 mujor gjithashtu. Levizja e shpeshte e njerezve , ne keta 2 sektore kaq jetike, nuk sjell stabilitet, dhe as premton rritje te te ardhurave. Perkundrazi tregon kaos dhe mungese vizioni per zhvillimin ekonomik. Keto eksperimente duhet te marrin fund.
    Nese vendon nje menaxher, duhet te kesh bindje dhe me vone ti japesh besim dhe kohe te realizoj ato objektiva qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu