• |
ide | kryesore

Inva Mula: Nuk jam ndarë, e shkruajtën kastile

Paparazzi, Slider



Inva Mula dhe biznesmeni Ethem Ramadani ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmeve se janë ndarë.

Këto lajme i ka hedhur poshtë sot vetë Inva e ftuar në emisionin “I Ftuari”, në “A2”.  “Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”.

 Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde. Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri.

Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di.

Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva.



2 Comments

  1. po hik moj ti se nuk e di mire ti kete pune.

    ‘BURIMET E SIGURTA ” te portaleve e dine me mire se ty kete ceshtje.

    E coroditen kete popull keto palo gazetare. Jane bere te pa durushem. Duhet vertet nje ligj qe nese ben nje lajm per dike ti dalesh zot atij lajmi dhe nese eshte shpifje te paguash nje gjobe te majme ndaj viktimes.

  2. qe nuk je divorcuar me ish bashkjetuesin tend kete e dime sepse zoti Et’hem rezulton akoma i martuar me gruan e pare pasi ajo nuk ja ka akorduar divorcin. por qe dhe kjo historia jote e dyte ka marre fund, dhe kjo eshte e qarte. kosovari te perdori dhe tani nuk i duhesh me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *