• |
ide | kryesore

Ish-dinamoviti që turpëroi Perlat Mustën merr titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Meta

Sport



Muhedin Targaj, është njëri prej korifejve të futbollit shqiptar, emri i të cilit u stampua në histori, si një ish-futbollist dhe kapiten i suksesshëm dinamovit dhe kuqezi e tani edhe Mjeshtër i Madh, titull që iu dorëzua nga presidenti i vendit Ilir Meta. Që nga viti 1973 e deri në vitin 1987, ai për 14 vite me radhë shkëlqeu në fushat e futbollit, duke fituar 5 tituj kampion, tre Kupa Republike, ndërsa zhvilloi 22 ndeshje me kombëtaren dhe për shtatë vite me radhë ishte kapiten i Dinamos dhe skuadrës sonë përfaqësuese.

Një nga kulmet e arritjeve të tij mund të konsiderohet titulli kampion Ballkani në vitin 1981 me ekipin përfaqësues U 21, ndërsa është laureuar me tituj dhe medalje te ndryshme në Tepelenë, Memaliaj dhe Tiranë. Tarhaj mbahet mend për turpërimin që I bëri legjendës së portës Perlat Musta me të cilin vunë edhe baste përpara penalltisë. 30 vjet më parë, në një tjetër ndeshje të Kupës së Republikës, midis Dinamos e Partizanit, ishte kapiteni i bluve, Muhedin Targaj, që shënonte një penallti spektakolare. Ish-mbrojtësi i Dinamos, gjuajtës i penalltive edhe kur luante me kombëtaren, shokoi Mustës, një nga më të mirët në pritjen e goditjeve nga pika e bardhë, madje edhe realizues i tyre. Por atë ditë nuk i eci me Targajn, i cili ia harkoi butësisht topin, duke e dërguar në rrjetë. E tani, Muhedin Targaj, mori nje tjeter vlerësim të merituar, tashmë duke u nderuar nga presidenti i Meta me titullin “Mjeshtër i madh”.

Dhjetëra figura të spikatura të futbollit ishin dëshmitarë të emocioneve që përjetoi mjeshtri, tashmë jo në fushë por në ambjentet e presidencës, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, I njohu kontributin e pashoq në sport. Një tjetër yll i futbollit dinamovit dhe shqiptar Muhedin Targaj, pagëzohet nga sot me titullin “Mjeshtër i madh”, duke marrë një shpërblim moral për kontributin dinjitoz që ai dha për dekada të tëra, ndërsa ky respekt dhe dedikim erdhi si dhurata më e bukur në 65 vjetorin e lindjes së tij.



2 Comments

  1. Gazetar injorant dhe pa kulturen dhe etiken minimale.
    “turperoi Perlat Musten”… A thua se kjo ishte arritja me e madhe e Targaj-t!!!???
    Une mund te sjell 100 raste kur sulmues te ndryshem e kane tribluar Targaj-n dhe kane shenuar. Mos do te thote kjo qe ata te gjithe “kane turperuar” Mujo Targaj-n !?
    Kush te jep te drejten ty te shkruash mer idiot 24 karat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *