• |
ide | kryesore

Jeta e re e Allegri: “Po i gëzohem detit. Tek Juventus ishin…”

Sport

“Po bëj pak pushime. Pas 34 vjetësh është hera e parë që ndaloj e fillimisht e kisha humbur pak busullën, pastaj u mësova e tani po i gëzohem detit”. Kështu Massimiliano Allegri gati një muaj nga largimi nga Juventus kthehet të flasë për jetën e re. Ish-tekniku bardhezi për momentin nuk është ndër protagonistët e sezonit të ri të Serie A, por kjo nuk i ka humbur sensin e humorit: “Futbolli i ndjekur nga jashtë? Nuk kam parë akoma gjë. E kam stakuar mendjen plotësisht. Kur të rinisë kampionati mund të mund të fillojmë të flasim për futboll të vërtetë. Për tani vetëm fjalë”.

Tekniku livornez është kthyer të flasë edhe për Juve, por e bën shkurt: “Ishin pesë vite të mrekullueshëm” (në fakt vetë mentori i tij Giovanni Galeone theksoi se Max ishte ndjerë i tradhëtuar nga Zonja dhe Andrea Agnelli). Ka hapësirë edhe për një referim të lehtë për lamtumirën nga bardhezinjtë, sipas asaj që shkruan La Nazione: “Jam me fat sepse jam livornez e nuk bëj drama, kështu që në momentet e presionit të madh kam ditur ta lehtësoj situatën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu