• |
ide | kryesore

“Ka rënë ujku? Hëngri ndonjë dele?”/ Kodet që përdornin trafikantët e drogës në malet e Krujës

Lajme, Të fundit



“A ka rënë ujku? Hëngri ndonjë dele?” Këto ishin disa nga kodet që përdornin në telefon të arrestuarit e aksionit “Ndëshkimi 2”. Këto ishin edhe kodet që simbolizonin policinë kur ajo kryente aksione në zonë.

Në pranga ranë Taulant Kotorri, Ibrahim Doku, Aldrin Doku, Besnik Doku, Sokol Doku dhe Erald Doku. Ata do të përballen të hënën me akuzën e kultivimit të drogës ne fshatin Barkanesh, Krujë.

Dy nga te prangosurit janë efektivë të policisë së burgjeve. Të gjithë të dyshuarit kishin gjetur një mënyrë ndryshe të mbjelljes së kanabisit, në malet e Barkaneshit.

Ata kishin mbjelle drogë në sasi të vogla por në dhjetëra parcela me nga pesë e dhjetë rrënjë secila parcelë. Në këtë mënyrë shmangnin mundësinë e zbulimit nga policia, por edhe nëse kjo ndodhte nuk humbnin të gjithë drogën.

“Në telefon ata flisnin në mënyrë të koduar”, – thotë prokuroria e Krujës, – “shpesh duke e quajtur hashashin “bar” dhe “dele” dhe policinë si “ujk”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *