• |
ide | kryesore

Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela, kalon në “sitën” e Vetting-ut

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të zhvillojë një seancë dëgjimore me prokurorin pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela, i cili është njëherësh edhe kandidat për Prokurorinë e Përgjithshme.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, në cilësinë e kryetarit, anëtarja Brunilda Bekteshi dhe relatori Ilia Komici.

Prokurori do të përballet me procesin e vetting-ut për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmëria e pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilën e ka drejtuar përgjatë inteervalit 4-vjeçar vitet 2008-2012.

Përsa i përket vlerësimit të pasurisë, referuar përgjigjes së ILDKPI-së, KPK deklaron se prokurori Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë. “Olsian Çela ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk është në situatën e konliktit të interesit. Nga subjekti nuk janë konstatuar parregullsi” – vlerëson KPK.

Çela zotëron një apartament 77 metra katrorë në zonën e Don Boskos së bashku me të ëmën e tij. Ndërkohë, KPK ka deklaruar se subjekti i rivlerësimit i ka marrë një shtetase një hua prej 800 mijë lekësh dhe dhënësia e justifikon burimin e të ardhurave.



4 Comments

  1. Ky eshte prokurori qe nxorri videon e Inis Gjonit. Imagjino cfare standarti moral, etik dhe profesional ka.
    Keta te vettingut jane bere si llogaritaret e kooperative. Bejne vetem mbledhje zbritje.
    Nuk ka nevoje te paguajme miliona leke rroga per aritmetike. Po patet ndonje vizion per figuren e magjistratit pertej aritmetikes mire, po nuk patet shkoni ne shtepi se mjafton exel-i.
    Prokurore psikopate te vrimes se celesit mbase i shkojne rilindjes, por jo institucioneve.

    1. Une te pakten perdor arsyet e mia, kurse ti pret se cfare do thote partia per rastin. Deri atehere vjen verdalle dhe me can karin mua. Provoje ndonjehere mendjen tate or njeri i cuditshem qe qenke

  2. Or sk nero ,sado t perpiqesh nuk e arrin dot nivelin e ari rrotkarit ,sivllaut tend te idealit .Ari na knaqte dhe me te tallnim koqet lirshem deri para 30 qershorit .Ti ,si pjesa intelektuale e arit pas 30 qershorit ,nuk na jep shume kenaqesi kur tallim bolet me ty . Ari duhet te rikthehet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *