• |
ide | kryesore

Keni përdorur “FaceApp”? Mos u çudisni me foton tuaj në ambalazh prezervativësh…

Lapsi Leaks



Aplikacioni “FaceApp” për celularë, për vetëm 24 orë ka thyer të gjitha rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.

Por ekspertët kanë lëshuar alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale. Avokatja amerikane, Elizabeth Pots Weinstein paralajmëroi në Twitter rreth kushteve të përdorimit të këtij aplikacioni, ku gjeti informata mjaft shqetësuese.

Kushdo që instalon aplikacionin pranon kushtet e përdorimit të tij, nga ku FaceApp merr një “qasje të përhershme, të pakthyeshme dhe globale për të përdorur, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”.

Për ta përkthyer, në këtë mënyrë përdoruesi i kanë dhënë leje aplikacionit FaceApp për të përdorur fotografitë e tij, emrin, mbiemrin dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë, duke përfshirë edhe reklamat.

Pra, nëse e keni instaluar aplikacionin, mos u habitni nëse fotografinë tuaj e gjeni në një poster reklamash për shembull për kondomë, ilaçe kundër impotencës ose diçka tjetër të ngjashme.



1 Comment

  1. Mos, pse sthoni ju qe do shifkemi fotot e Bashes dhe Salijanit ne perzervative dhe foton e Sales ne paketa cigaresh per pasojat e duhanit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *