• |
ide | kryesore

85-vjeçarja rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë, por policia nuk po e identifikon dot

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, një shtetase e moshuar rreth 85-vjeçe, është rrëzuar në rrugë. Ajo është dërguar me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra, por sipas policisë rreth 20:30, ka ndërruar jetë.

Policia thotë se është rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zezë, bezhë, dhe kafe.

Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. policia kërkon nga qytetarët të informojnë në nr. 112. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *