• |
ide | kryesore

Mediat serbe i bëjnë jehonë dorëheqjes së Haradinajt: “Rambo” i Kosovës për të tretën herë në Hagë

Lajme, Të fundit



Lajmi i papritur i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës, përveçse mediave në gjuhën shqipe dhe atyre ndërkombëtare, ka mbuluar edhe mediat serbe, që i kanë bërë jehonë,të gjitha pa përjashtim.

Televizioni publik i Serbisë, e ka titulluar raportimin me titrat: “Rambo” i Kosovës ftohet për të tretën herë nga Haga”.

Ndërkohë gazeta popullore “Danas” ka njoftuar vetëm me një titull të shkurt: “Haradinaj jep dorëheqje”, ndërkohë që po të njëjtin titull, sikurse “Danas” e ka vendosur edhe “Telegraf.rs”.

“Blic.rs” lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka ilustruar me foton e lajmit të fundit, duke treguar në titull edhe deklaratën e tij se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Raportim për dorëheqjen e Haradinajt ka pasur edhe nga televizioni “B 92”, i cili e ka shoqëruar atë një titull të shkurt: “Haradinaj dorëhiqet”.



2 Comments

  1. Ne hag duhet te ishte serbia per krime lufte dhe duhej paditur me kohe nga4 shtetet. Dhe bile ti kerkohej demshperblim. Dhe te mos lejohej nga thac VC krijimi i gjykates specjale qe normalisht dhe urgjentisht duhet mbyllur. Te krijohet ushria ne kosove dhe gjykatat normale sipas shkalleve te gjykimit. Dhe bile pikerisht tani kufiri shqipri kosove duhet hequr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *